Atentati në Tiranë, identifikohet viktima – i plagosuri në spitalin e Traumave

Atentati në Tiranë, identifikohet viktima – i plagosuri në spitalin e Traumave

60
0
Shares

Është identifikuar viktima e atentatit të sotëm në Tiranë. Ai është 26 vjeçari nga Miloti Xhevahir Shabani, emigrant në Itali.
Ndërkohë zbardhen edhe detajet e para të kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 14.30 të ditës së sotme në rrugën “Hoxha Tahsin”.
Në momentin e atentatit viktima ka qenë në automjetin e tij tip Golf 5, ngjyrë gri me targa italiane, që ndodhej e parkuar. I riu ka qenë vetëm në makinë. Në këtë moment, është afruar një motor dhe personi që udhëtonte me të, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të riut nga Miloti. I plagosuri ka dalë nga makina dhe ka tentuar të kërkojë ndihmë, por është rrëzuar në tokë.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumave, në gjendje të rëndë.
Personi me motor i maskuar, autori i kësaj ngjarje është larguar.
Polica shkoi në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet dhe këqyrjen e vendngjarjes.
Për sa i përket motiveve, dyshohet se mund të ketë qenë një grindje banale, midis protagonistëve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY