Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj: Artan Didi më ka kërcënuar në qeli,...

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj: Artan Didi më ka kërcënuar në qeli, po fshihen provat për disa vrasje të rënda

643
0
Shares

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj akuzon Prokurorinë dhe Policinë se po fshehin provat për Ilir Karcinin dhe për disa vrasje të rënda.
 Nga burgu, Sinanaj ka telefonuar në “News24” për të denoncuar sipas tij fshehjen e provave.
“Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Madje Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Ai ka ardhur në qelinë time dhe më ka bërë presion të mos flas, kam marrë kërcënime që të mos flas për Ilir Karçinin dhe Skerdilajt Konomin. Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Skerdilajt Konomi u vra nga njëri që u arrestua në Shkodër”, tha Sinani gjatë telefonatës në “News24”.
ilir karciniPas verifikimeve, është konstatuar se numri nga ku ka telefonuar Sinanaj është i spitalit të burgut, ku mbahen edhe personat me status të “penduar”. Por pas këtyre denoncimeve, telefonata e Sinanajt u ndërpre në mes nga gardianët e burgut.
Ilir Karcini është bizensmeni i akuzuar si porositës i vrasjes së biznesmenit Pirro Bare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY