KLSH tre kallëzime penale pas auditimeve në bashkinë Kuçovë, komunat Perondi dhe...

KLSH tre kallëzime penale pas auditimeve në bashkinë Kuçovë, komunat Perondi dhe Armen

72
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programeve të auditimit, nr. 32/1, datë 16. 01. 2015, nr. 240/1, datë 06. 03. 2015 dhe nr. 239/1, datë 06. 03. 2015, ka përfunduar auditimet në Bashkinë Kuçovë, për periudhën Janar 2013 – 31. 12. 2014, Komunën Perondi (Qarku Berat), për periudhën Janar 2013 – 31. 03. 2015 dhe Komunën Armen (Qarku Vlorë), për periudhën Janar 2013 – 31.03.2015.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore.
Në referencë të shkeljeve të konstatuara, KLSH me shkresën nr. 32/12, datë 10. 07.2 015 ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Berat, kallëzim penal për Sh. N., me detyrë Nënkryetar i Bashkisë, F. M., ish-Drejtor juridik, GJ. C., me detyrë Drejtor i Urbanistikes dhe J. L., e E. M., me detyrë specialistë urbanistike, të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Po kështu, me shkresën nr. 240/1, datë 06. 03. 2015, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Berat, kallëzim penal për 7 drejtues dhe ish drejtues të Komunës Perondi, R. O., me detyrë ish-Kryetar Komune, R. H., me detyrë Kryetar Komune, E. S., ish-Drejtor Urbanistike, F. P., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Financës, B. H., me detyrë Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve, E. P., me detyrë jurist, dhe DH. (B). M., me detyrë specialist urbanistike, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Gjithashtu KLSH me shkresën nr. 239/12, datë 10. 07. 2015, ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kallëzimin penal ndaj F. G., në cilësinë e mbikëqyrëses së punimeve, e cila ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY