VIDEO/ Show me drone në Paris

VIDEO/ Show me drone në Paris

130
0
Shares

Kishte më shumë se 2000 prezantues që paraqisnin teknologjitë më të fundit në seksionin e aeronautikës në Shfaqjen Ajrore të Parisit. Mes tyre ishin edhe dronet të cilët i shndërrojnë pamjet ajrore në të aksesueshme ndaj pothuajse çdo personi.
Në stendën e Parrot të kompanisë Franceze, dronet fluturues performonin akrobacira nën shoqërinë e muzikës së fortë elektronike. Kompania, e cila krenohet me faktin se ka qenë e parë që ka lancuar dronet konsumatore në të gjithë botën, thotë se arsyeja e kësaj tërheqje është e thjeshtë.
Droni ju lejon të merrni imazhe fantastike dhe shumë lehtësisht, ju mund të fluturoni mbi një mal, ju mund të fluturoni mbi një ndërtesë dhe ju mund të shkrepni foto shumë të bukura me një dron. Pra, kjo është arsyeja e rritjes së droneve, shpjegon Henri Seydoux, CEO i manifakturuesve të dronëve Parrot.
Airbus po prezanton aeroplanin e tij elektrik E-Fan, të cilin kompania pretendon se ka zero emisione të dioksid karbonit. Motorët operojnë me pajisje elektrike të cilat sipas raportimeve janë të afta të fluturojnë rreth 200 kilometra në orë për rreth 90 minuta.
Kosto e karikimit të plotë të baterive të aeroplanit do të jetë në rangun e dy eurove. Dy ero për orë fluturimi në krahasim me 30-40 euro karburant për aeroplanët klasike të së njëjtës kategori.
Duke filluar që tani, nga 2015 dhe në vitet në vijim ne do të jemi të aftë të bëjmë të mundur që aeroplanët elektrike të fluturojnë pa emisione CO2 dhe me një impakt zhurmë ekstremisht të reduktuar dhe kjo është një sfidë shumë e rëndësishme mjedisore, thotë Didier Esteyne, një pilot testues i E-Fan.
Airbus është aktualisht duke zhvilluar një version dy vendesh dhe katër vendesh të aeroplanit me një synimin për të lancuar trajnuesin pilot në vitin 2017 si aeroplanin e parë elektrik që përputhet me standardet ndërkombëtare të certifikimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY