FOTO/ Arkitektura Made in Germany

FOTO/ Arkitektura Made in Germany

117
0
Shares

Për një kohë të gjatë arkitektura gjermane barazohej me Bauhaus. Në vitin 1919 Walter Gropius themeloi këtë lëvizje që kishte një vizion: një njësi të re të artizanatit, të artit dhe të teknologjisë – ndërtesa si vepër e përgjithshme arti. Gropius së bashku me arkitektët Hannes Meyer dhe Ludwig Mies van der Rohe, e zhvilloi këtë lëvizje vazhdimisht, dhe kjo u bë shkolla më e rëndësishme e arkitekturës, dizajnit dhe artit në shekullin XX më vonë.
Kur erdhën në pushtet nazistët, në vitin 1933, disa nga arkitektët dhe projektuesit e drejtimit Bauhaus u detyruan të emigronin. Në vendet ku shkuan ata ndërtuan – për shembull, Qytetin e Bardhë në Tel Aviv apo Qendrën Federale në Çikago – duke ndikuar në këtë mënyrë edhe arkitekturën jashtë vendit.
capture2Tani po shfaqet një brez i ri i arkitektëve gjermanë, që po projekton ndërtesa në të gjithë botën. Në vende të tjera ata vlerësohen për shumë virtyte të tilla si cilësia, besueshmëria apo sinqeriteti. Por edhe për nuhatjen e tyre të mirë për të kuptuar nevojat aktuale të botës së globalizuar. Sepse në projektet e tyre për zhvillimin urban ata marrin parasysh qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe teknologjinë.
Shumica arkitektëve gjermanë ndërtojnë në Austri, në Zvicër ose në Francë. Por edhe tregjet në rritje në Rusi, botën arabe dhe veçanërisht në Kinë po hapen gjithnjë e më shumë për arkitektë nga Gjermania. “Tregjet e së ardhmes nuk janë domosdoshmërisht aty ku është shumica e parave, ose bumi ekonomik”, thotë arkitekti Philipp Auer nga zyra Auer Weber për DW-në. “Ndoshta janë edhe tregje ku duhet të mendosh për strategji të reja urbanizimi për shkak të ndryshimit të klimës”.
capture3Sipas një studimi të Dhomës Federale të Arkitektëve gjermanë rreth 8 për qind e më shumë se 120.000 arkitektëve në Gjermani punojnë në projekte ndërkombëtare. Në vitin 2002 u themelua rrjeti Architekturexport (NAX) i cili synon të lidhë zyra arkitekture në Gjermani me klientë ndërkombëtarë – ndër të tjera me ekspozitën e tanishme “Contemporary Architecture Made in Germany” që është hapur në Ambasadën Gjermane në Paris.
Në të janë ekspozuar 40 projekte ndërkombëtare që merren me ndryshimet klimatike, qëndrueshmërinë, metropolet dhe teknologjinë. Ekspozita, e cila është nominuar për “Çmimin “German Design Award 2016”, shoqërohet prej Deutsche Welles dhe është e hapur deri më 30. 08. 2015 në Qendrën e Ambasadës Gjermani në Paris. Më pas ajo do të hapet edhe në disa qytete të tjera në Francë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY