Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti në Kenia, vendlindjen e babait të tij, në një vizitë që cilësohet historike për vendin afrikan, që e konsideron si djalin e tij.
Menjëherë pas një takimi të shkurtër me Presidentin e vendit, Uhuru Kenjata në Nairobi, Obama zgjodhi të kalonte natën e parë në tokën e paraardhësve të tij, duke darkuar me familjarët.
Përveç gjyshes, Sarah, që në fakt është njerka që ka rritur babain e tij, Barak Sr, Obama u takua edhe me të motrën, Auma Obama, si dhe familjarët e tjerë, në restorantin e hotelit ku edhe do të qendrojë përgjatë ditëve që do të kalojë në Kenia.
Origjinia keniane e Obamës ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen në këtë udhëtim të tij në Afrikë, që pritet të fokusohet më së shumti në çështjet ekonomike dhe ato të kundër terrorizmit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/