Itali, masakrimi 17-vjeçarit, dy të arrestuarit dëshmi kontradiktore

Itali, masakrimi 17-vjeçarit, dy të arrestuarit dëshmi kontradiktore

79
0
Shares

Igli Meta i cili deri tani ka marrë çdo gjë përsipër në vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli, duket se ka ndërruar qëndrim. Ndërsa gjatë deklarimeve të para pas arrestimit, Meta është përpjekur ta shfajësojë nga çdo lloj përgjegjësie Marjon, tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Një nga pikëpyetjet që duan të zgjidhin hetuesit është se kush i ka dërguar SMS-së familjes së 17-vjeçarit nga telefoni i tij.
Në seancën dëgjimore, Igli Meta është shprehur para gjykatës se ka qenë Marjo, që ka dërguar një mesazh të tillë për nënën e Ismailit nga telefoni i këtij të fundit. Ndërsa vetë 19-vjeçari Marjon Mema nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se ai nuk ka asnjë rol në vrasje se edhe SMS-në e ka dërguar po Igli.
Seanca dëgjimore të dy shqiptarëve të arrestuar bënë veç e veç.
Sipas avokatit të Iglit, klienti i tij ka dëshmuar historinë në vijë “lineare dhe koherente”, ku ka treguar edhe provat e krimit.
Në mesazhin dërguar nënës së Ismail Lulit, shkruhej se 17-vjeçari do të shkonte në Milano dhe kërkonte që të mos e shqetësonin për këtë vendim të marrë.
Policia ende po heton për të zbulua të fshehta të tjera të kësaj ngjarjeje. Igli Meta dhe Marjo Meme kanë marrë masën arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY