Gjysma e Tiranës pa ujë gjatë 24 orëve në vijim

Gjysma e Tiranës pa ujë gjatë 24 orëve në vijim

88
0
Shares

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se gjysma e kryeqytetit do të mbetet pa ujë gjatë 24 orëve të ardhshme. Përgjatë orëve në vazhdim do të ketë kufizime të gjata të ndërprerjes së furnizimit me ujë. Sipas UKT, shkak është problemi i ndërprerejs së energjisë elektrike në stacionin e Qaf-Mollës, që është dhe burimi kryesor i furnizimit me ujë në Tiranë. UKT njofton se zonat e kryeqytetit që do të kenë kufizime në furnizimin me ujë janë: Qendra, Komuna e Parisit, Blloku i vilave amerikane, amabsada amerikane, franceze, italiane, Spitali i Sanatoriumit, zona e ish-Bllokut, zona e Shkozës, zona e Saukut, Qyteti Studenti, Tirana e Re, rruga “3 Dëshmorët”, Yzberisht, Vilat rezidenciale Dajt, Kodrat e Diellit, Qesarakë.
Situata e mosfurnizimit me ujë në zona të ndryshme të kryeqytetit ka qenë e rënduar gjatë këtyre ditëve të fundit, por sipas UKT, pritet të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike nga OST.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY