Arrestohet italiani në Portin e Durrësit, iu gjet armë dhe euro të...

Arrestohet italiani në Portin e Durrësit, iu gjet armë dhe euro të falsifikuara

92
0
Shares

Është arrestuar në flagrancë nga policia në Portin e Durrësit shtetasi italian Otto Prinoth. Gjatë kontrollit, Policia Kufitare e Durrësit i ka gjetur shtetasit 46-vjeçar në makinën  e tij tip Ford me targa EV 451 GH, një pistoletë e tipit TT 54 si edhe 50 fishekë model 54 kalibër7. 62 mm.
foto 1Policia sekuestroi  edhe një shumë prej 46 750 Euro që mendohet të jenë të falsifikuara.
foto 3Materialet e sekuestruara i kaluan Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “trafikim i armëve dhe municioneve”, “falsfikim të monedhave” dhe “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY