SHORTI/ Shqipëria njeh sot kundërshtarët për në botërorin “Rusi 2018”

SHORTI/ Shqipëria njeh sot kundërshtarët për në botërorin “Rusi 2018”

63
0
Shares

Shqipëria sot do të njohë kundërshtarët e saj drejt Botërorit të Rusisë. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë, falë rezultateve të shkëlqyera të arritura në këtë sezon futbollistik dhe në këtë mënyrë do të evitojnë fqinjët e Greqisë dhe Serbisë, që ashtu si dhe ne janë në vazon numër tre.
Duhet theksuar se skuadra e drejtuar nga Xhani De Biasi është duke kryer një sezon të mrekullueshëm në eliminatoret europiane. Ajo renditet në vendin e tretë në Grupin I me pikë të barabarta me danezët e vendit të dytë dhe dy pikë më pak se Portugalia kryesuese.
Ky është një element mjaft i rëndësishëm, pasi na ka dhënë mundësi të ngjitemi në vazon e tretë të shortit eliminator, duke na çelur mundësitë për të pasur në udhën tonë drejt Rusisë kundërshtarë më të lehtë. Kujtojmë se UEFA ka kërkuar që grupet kualifikuese, ku bien Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda, si koka grupi, patjetër duhet të kenë nga gjashtë skuadra pjesëmarrëse.
Sikurse dihet, do të krijohen nëntë grupe kualifikuese nga Eurozona, ndërsa fituesit e grupeve shkojnë direkt në “Rusia 2018″. Tetë skuadrat e dyta më të mira në grupe do të zhvillojnë “play-off” në nëntor 2017 për të përcaktuar edhe katër kombëtaret e tjera për “Botërorin 2018”.
UEFA do të dërgojë 13 përfaqësuese nga 54 të tilla që marrin pjesë në grupet kualifikuese, në këtë Botëror, plus Rusia, si vendi organizator. Shorti kualifikues për “Eurozonën” në “Rusia 2018″ do të hidhet sot pasdite rreth në orën 17:00’, ndërsa ndeshjet do të fillojnë të luhen në shtator të vitit të ardhshëm.


Vazot para shortit të “Rusia 2018″

rusia 2018 logoVazo 1:
Gjermania, Belgjika, Holanda, Portugalia, Rumania, Anglia, Uellsi, Spanja dhe Kroacia.
Vazo 2: Austria, Sllovakia, Italia, Zvicra, Çekia, Franca, Islanda, Danimarka dhe Bosnja e Hercegovina.
Vazo 3: Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, Shqipëria, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia.
Vazo 4:
Turqia, Sllovenia, Izraeli, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Ishujt Faroe, Mali i Zi dhe Estonia.
Vazo 5: Qipro, Letonia, Armenia, Finlanda, Bjellorusia, Maqedonia, Azerbajxhani, Lituania dhe Moldavia.
Vazo 6: Kazakistani, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Gjeorgjia, Malta, San Marino dhe Andorra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY