Si të mbijetoni në punë pas një nate pa gjumë

Si të mbijetoni në punë pas një nate pa gjumë

74
0
Shares

Ju ndodh që pas një nate pagjumësie, ndiheni të dërrmuar po prapë duhet të ngriheni e të shkoni në punë. Po çfarë duhet të bëni që të jeni të freskët në punë edhe pas një nate pa gjumë? Ja hapat që duhet të ndiqni:
1. Mos e shtypni butoni e dremitjes
As mos t’iu shkoj mendja, që “dremisni” edhe pak– shkenca thotë se dhjetë minuta më shumë gjumë, nuk ju ndihmojnë asgjë.
2. Hani diçka, jo më larg se një orë pasi jeni zgjuar
Ju bën më të gatshëm dhe përmirëson aftësinë e perceptimit. Por, jo sheqer sepse mund të ju bëj keq më vonë.
3. PUSHIM PËR KAFE
Sa do që kafeja të jetë e fortë, i duhet afërsisht gjysmë ore të reagojë. Por, mos e pini më shumë se një në mëngjes, sepse kafeina i ka efektet anësore.
4. Dilni jashtë dhe mos vendosni syze
Ndriçimi dhe drita natyrale, rrisin temperaturën e trupit dhe ngjallin vigjilencën.
5. Përfundoni në fillim gjërat serioze
Çelësi i punës, janë tre orët e para. Gjatë gjithw turnit, ju nuk do të jeni më vigjilent, prandaj hiqini qafe gjërat më të rëndësishme.
6. PUSHIM PËR KAFE
Sërish, duhet edhe një kafe…
7. Për drekë hani zarzavate dhe proteina
Qëndroni larg nga sheqeri dhe gjërat e ëmbla, sepse më vonë mund të ndiheni keq – ju nuk do të donit një pasdite të zymtë, apo jo?
8. PUSHIM PËR KAFE
Por mos pini më kafe, pas orës tre të pasdites. Kafeina qëndron në organizëm për shtatë orë dhe ju sigurisht ,nuk e doni edhe një natë tjetër pa gjumë.
9. Gjatë pasdites, jeni të zënë me punë
Mos i kontrolloni të gjitha email-et dhe kryeni detyra që janë të lehta. Gjatë kohës së pasdites, konceptimi është në nivelin më të dobët.
10. Dilni nga puna më herët
Kjo varet se sa mirë shkoni me shefin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY