Korçë, operacioni “Konvikti”, arrestohen 6 persona, iu gjetën 1.5 kg heroinë dhe...

Korçë, operacioni “Konvikti”, arrestohen 6 persona, iu gjetën 1.5 kg heroinë dhe 3.3 kg kanabis

87
0
Shares

Operacioni i quajtur “Konvikti” në Korçë vuri në pranga 6 persona, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme  lëndësh narkotike. Gjatë aksionit, Policia e Korçës arriti të sekuestronte 1.5 kg heroinë, 10.6 gramë kokainë, si dhe 3.3 kg kanabis. Droga u gjet në katet e dyta dhe të treta të ndërtesës së konviktit , e cila sipas policisë së shërbente si pikë grumbullimi për t’u tregtuar më pas nga personat e arestuar.
Gjatë operacionit “Konvikti”, policia vuri në pranga 6 persona të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Të rrestuarit janë Bledjon Liçe, vjeç 29 ,banues në lagjen 15, Sajmir Liçe, 24 vjeç ,Gentian Koçoli, 32 vjeç, Marjus Koçoli, 26 vjeç, Elton Koçoli, 36vjeç, të katërt banues në lagjen 14. Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin Renato Mujo, 23vjeç, banues në lagjen 4 Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” pasi gjatë një kontrolli të ushtruar, në lokalin e tij në lagjen 4, iu gjet e u bllokua me cilësinë e provës materiale një forcuese grushti (dorezë), pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet tip “Golf”, ngjyrë gri, dy peshore elektronike si dhe dy aparate telefonik celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY