Dëmi mbi 27 milionë lekë, KLSH kallëzon në prokurori zyrtarë të ALUIZNI-t

Dëmi mbi 27 milionë lekë, KLSH kallëzon në prokurori zyrtarë të ALUIZNI-t

66
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 269/1, datë 16.03.2015, ka audituar Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave e Ndërtimeve Informale, Fier, për periudhën nga Janar 2013 deri më 30 Mars 2015.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për 3 punonjës dhe konkretisht për: G. H. me detyrë ish-Drejtues i këtij institucioni, G. P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim dhe A. Dh. me detyrë Specialist në Sektorin e Urbanizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer:
Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objektit informal (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga Shteti tek poseduesi i ndërtimit pa leje, në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, VKM nr. 438, datë 28.06.2006, i ndryshuar, VKM nr. 502, datë 13. 07. 2011, ligjin nr. 9860, datë 21.01.2008, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8518, datë 30.07.1999 “Për Ujitjen dhe Kullimin”, ligjin nr. 111/2012, datë 15.12.2012 “Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore”, ligjit nr. 10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, ligjit nr. 8906, datë 06.06.2002 “Për zonat e mbrojtura”.
Më konkretisht KLSH konstatoi:
• Në 48 raste, për dëmin ekonomik me vlerë 27,737,580 lekë, shkaktuar si rezultat i mosaplikimit të saktë të tarifave të parcelës ndërtimore nga ku me bono privatizimi vlera 13,868,790 lekë dhe me lekë vlera prej 13,868,790 lekë, me pasoja dëm ekonomik në buxhetin e shtetit për fondin e kompensimit të ish pronarëve.
• Për dëmin ekonomik në vlerën 5,546,559 lekë, penalitete të shkaktuar nga mos pagesa në kohë e “Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” të punonjësve të institucionit.
• Në 1319 raste me vlerë 40,249,516 lekë nga ku është konstatuar se nga poseduesit e ndërtimeve informale të pajisur me leje legalizimi, nuk janë llogaritur dhe paguar detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
• Në 77 raste janë evidentuar 20061 m2 sipërfaqe parcelë ndërtimore, për të cilat është arkëtuar më pak vlera prej 159,179,921 lekë, si diferencë e pagesës së sipërfaqes së parcelës ndërtimore të paguar me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të vetë-deklaruar dhe konstatuar me procesverbal, të cilën poseduesi i ndërtimit informal e administron në fakt.
• Në 5 raste, kualifikimi dhe miratimi lejeve të legalizimit nuk plotësojnë kriteret e ligjit pasi objektet informale nuk kanë ruajtur distancat e lejuar me strukturën e rrugës.
• Në 3 raste, kualifikimi dhe miratimi lejes së legalizimit është bërë në zona me rrezik përmbytje.
• Në 3 raste, kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi objekti informal është i pozicionuar pranë lumit Gjanica.
• Në 2 raste, kualifikimi dhe miratimi lejes së legalizimit është bërë pranë kanalit ujitës dhe pa dokumentacionin e plotë ligjorë.
• Në 1 rast, kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është në kundërshtim me ligjin, pasi objekti informal është ndërtuar pranë nënstacionit të Naftës.
Duke i konsideruar veprimet e kryera nga këta 3 (tre) punonjës, si veprime me pasoja për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, KLSH me shkresën nr. 269/10, datë 07.07.2015 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për: G.H. me detyrë ish-Drejtues i këtij institucioni, G .P. me detyrë ish-Përgjegjëse e Sektorit të Legalizim/Urbanizim dhe A.DH. me detyrë Specialist në Sektorin e Urbanizimit, të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
KLSH ka kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI Tiranë, fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore: “Vërejtje deri në Zgjidhje e kontratës së punës” për E. B. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të ALUZNI-t Fier, R. H. me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim, A. Dh. me detyrë Specialist në Sektorin e Urbanizimit, D. M. dhe H. D. me detyrë specialiste të llogaritjes së faturave.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY