Masakra në Itali, vret veten nga turpi në Shqipëri daja i Marjo...

Masakra në Itali, vret veten nga turpi në Shqipëri daja i Marjo Memës

106
0
Shares

Familja Mema nga drama në dramë. Ndërsa djali i tyre Marjo Mema, ndodhet në arrest me burg me akuzën si bashkëpunëtor i Igli Metës në vrasjen makabre të bashkëmoshatarit të tyre Ismael Lulli, mësohet se daja i Marjos që jeton në Shqipëri ka vrarë veten nga turpi për shkak të nipit.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar për Tgcom24 nëna e Marjos, Vera Mema.
“Marjo është një djalë i madh dhe i vetëdijshëm për gjërat që nuk duhet të bëjë. Vëllai im vrau veten sot”, thotë ajo.
Vera nuk beson versionin e Iglit. Sipas saj ky i fundit ka ndërruar dëshminë brenda ditësh. Ajo ka besim të plotë në pafajësinë e të birit, por shton se nëse gjendet fajtor duhet të dënohet.
“Pas një jave ai e ndryshoi dëshminë  e tij, Mario është një viktimë. Igli kishin përgatitur gjithçka vetë. Pse fajëson tim bir..?”.
Daja i Marjo Memës është Mondi Abeshi, i cili i ka dhënë fund jetës së tij ditën e sotme. Igli Meta dhe Marjo Mema vranë disa ditë më parë 17-vjeçarin, Ismail Luli për xhelozi. Igli ka rrëfyer se dyshonte fort se viktima kishte lidhje me të dashurën e tij.
Prokuroria italiane ka zyrtarizuar masën e “arrestimit me burg” për dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Lulli në Sant’Angelo in Vada në provincën e Varezes në Itali, më 20 korrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY