FOTO/ Itali, shqiptari pronar i një klubi nate, arrestohet për drogë, prostitucion...

FOTO/ Itali, shqiptari pronar i një klubi nate, arrestohet për drogë, prostitucion dhe mashtrim fiskal

105
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar sot shqiptarin me inicialet E. B., 31 vjeç i njohur me pseudonimin “Massimo”, pronar i klubit të natës “Blade Runner” në qytetin e Bolonjës në Itali.
Akuza ndaj tij është shfrytëzim prostitucioni e mashtrim fiskal. Dhe pse formalisht “Massimo” nuk rezultonte pronar i klubit të natës, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar të kundërtën.
Ndihmuar nga katër nënshtetas italianë, rezidentë në qytetin e Bolonjës, shqiptari E. B., zotëronte tërë aktivitetin financiar të këtij klubi me përfitim ekonomik dhjetëra mijëra euro në muaj duke e regjistruar lokalin në formën e një shoqërie kulturore pa qëllim përfitimi.
br2Hetimet e policisë kanë zbuluar gjithashtu se brenda ambienteve të klubit të natës “Blade Runner”, shqiptari 31-vjeçar administronte fshehurazi aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit.
Rreth 15 vajza që alternoheshin me turne pune çdo natë, ofronin për klientët raporte seksuale në dhoma të ngritura enkas për këtë qëllim.
Të 15 vajzat, të gjitha me kombësi të huaj, shumica e të cilave me origjinë rumune e nga Afrika e Veriut, përfitonin 50 % të parave të përfituara nga çdo raport i tyre seksual me klientët si dhe 10 % për çdo pije të konsumuar nga ata.
Klubi i natës “Blade Runner” mbante dikur emrin “Bunga Bunga”, një lokal i frekuentuar kryesisht nga shqiptarë kundrejt një tesere anëtarësimi.
br3Sipas policisë italiane ky lokal në bazë të dëshmive të klientëve ishte gjithashtu një vend trafikimi i kokainës.
Kjo lëndë narkotike u ofrohej lehtësisht klientëve kundrejt kërkesës e pagesës.
Për të mos rënë në sytë e policisë italiane e evituar kontrollet, shqiptari “Massimo” kishte urdhëruar moskapërcimin e shumës së 1000 eurove të konsumuar çdo natë nga çdo klient i lokalit.
br4Hetimi i policisë italiane ndaj klubit të natës “Blade Runner” në Bolonja erdhi si rezultat i denoncimit të një prej vajzave, viktimë e aktivitetit ilegal të prostitucionit.
Nën arrest janë vënë dhe personi M. C., 52 vjeç, formalisht President i shoqërisë kulturore, italiani G. M., 43 vjeç Sekretar i shoqërisë, por me detyrë reale kontrollin e klientëve që mbushnin lokalin, arkëtarin P. P., 66 vjeç e taksistin P. S., 67 vjeç që shoqëronte vajzat dhe në shtëpitë e klientëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY