Kosovë, pas arrestimit, pezullohet nga detyra kreu i Gjykatës së Apelit

Kosovë, pas arrestimit, pezullohet nga detyra kreu i Gjykatës së Apelit

51
0
Shares

Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vendosur për pezullimin e gjyqtarit Salih Mekaj nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe ai i anëtarit të bordit të vetë Këshillit Gjyqësor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit, Enver Peçi pas mbledhjes së rregullt të bordit.
Salih Mekaj u arrestua pak ditë më parë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i postit zyrtar” dhe “ushtrim të ndikimit”.
Lidhur me këtë çështje Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi javën e kaluar arrest shtëpiak për 1 muaj ndaj Mekajt, si dhe konfiskimin e pasaportës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY