Sociologët: Martesa mes moshës 28-32 vjeç shmang divorcin

Sociologët: Martesa mes moshës 28-32 vjeç shmang divorcin

83
0
Shares

Në qoftë se doni një martesë të mbarë e pa u përballur me divorcin, mosha ideale për tu martuar është mes moshës 28 dhe 32 vjec. Kjo gjë sugjerohet në bazë të një studimi të kryer nga Nick Wolfinger, një sociolog i Universitetit të Utah,  i cili publikua nga Instituti i Studimit të Familjes.
martesa_copy_1Sociologët kanë renditur disa arsye se pse martesa mes moshës 28 dhe 30 vjeç është e duhura. Një nga arsyet sipas tyre është sepse në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet kanëtë përbashkëta me njeri-tjetrin e mundte nisin jeten bashkë apo marrëdhënia e tyre është momentale. Një arsye tjetër mjaft e rëndësishme  lidhet me qëndrueshmërinë financiare. Në këtë moshë njerëzit bëjnë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë përgjegjësi e mundësi financiare.
Diçka tjetër pozitive në këtë moshë, është që njerëzit nuk janë shumë të vjetër sa të mos përshtaten me ndryshimet që të sjell martesa në stilin e jetesës apo qëllimet e jetës.
familjeNjerëzit në këtë moshë sipas studimit,  nuk kanë ish-partnerë apo fëmijë të tjerë që mund të prish in marrëdhënien e tyre ,të ndikojnë në kohën e tyre apo në raportet e besnikërisë.
Wolfinger shprehet se njerzit të cilët i kanë kaluar të 30-tat përballen me bashkëshortë të mundshëm, që përjashtojnë individë të cilët kanë më shumë mundësi të shkojnë mirë në një martesë, e si rezultat janë të predispozuar për një martesë të dështuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY