Ligji i shumë debatuar për arsimin e lartë që ndodhet në zyrën e tij për dekretim, sipas Presidentit Nishani nuk mund të kalojë pa dëgjuar më parë kundërshtitë e pedagogëve e studentëve të universiteteve.
Në një takim konsultativ të thirrur në presidencë me përfaqësues të botës akademike kreu i shtetit tha se, do të jetë garant i kushtetutës lidhur me respektimin e të drejtës për arsimim dhe autonominë e institucioneve, të sanksionuara në ligjin themeltar të shtetit.
Për profesorët e universiteteve ky ligj është antikushtetutes dhe cenon autonominë e universiteteve.
Zgjidhjen për shkeljet ligjore që sipas tyre e bëjnë antikushtetues ligjin e qeverisë, pedagogët e kërkuan nga kreu i shtetit.
Përfaqësues të spikatur të arsimit të lartë, të cilët edhe me herët në tryezat e Kuvendit e kanë kundërshtuar draftin u përpoqën ti shpjegojnë Presidentit defektet e tij duke dhënë dhe argumentet përkatës.
Projektligji i ri shpjeguan ata, cenon autonominë, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tarifat për studentët.
“Tarifë aplikimi, konkurimi, regjistrimi, shkollimi, studimi. Studentët janë të uritur zoti. President. Janë në gjen dje varfërie dhe nuk kanë asnjë kusht të plotësuar për vazhduar studimet” u shpreh Artan Fuga.
Ndërsa Mark Marku tha se, “Është një projektligj që nuk reformon arsimin e lartë, për të mos thënë që në disa hapa shkon drejt shkatërrimit të sistemit të arsimit të lartë publik. Për studentët flitet vetëm në dy faqe, tarifat janë 20 fishuar”.
Ligji për arsimin e lartë u miratua në seancën e posaçme plenare të 21 korrikut. Ai u kundërshtuar me forcë edhe nga opozita, e cila gjithashtu i ka kërkuar kreut të shtetit të mos e dekretojë dhe ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/