INTERVISTA/Prefekti i Fierit, deputet për një muaj në vend të Ervin Koçit

INTERVISTA/Prefekti i Fierit, deputet për një muaj në vend të Ervin Koçit

111
0
Shares

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj do të braktisë detyrën që ka, për të marrë mandatin e deputetit. Në një intervistë ekskluzive për gsh.al ai rrëfen edhe marrëdhëniet me drejtuesit e PS, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.

Zoti Bushaj, deputeti i qarkut të Fierit, Ervin Koçi ka lënë mandatin dhe sipas radhës i bie që të jeni ju deputet për sa kohë i ka mbetur kësaj legjislature. A keni marrë ndonjë konfirmim?

Po, në listë unë jam.

Ju jeni edhe prefekt i Fierit. A do ta lini këtë detyrë për tu bërë deputet?

Po, tani… Unë dua që të justifikoj atë besim që kam patur në zonën time. Unë kam patur një zonë me 54 mijë banorë. Janë marrë afërsisht 9600 vota. Kështu që unë jo vetëm që kam qenë kryetar i PS-së së rrethit të Fierit, kam drejtuar për 6 vjet Partinë Socialiste në Fier dhe e kam sjellë në fitore. Kam qenë i 12 –ti në listë. Kam 3 vjet e gjysmë që vazhdoj detyrën e Prefektit. Kam goxha komunikim me njerëzit, duke u shërbyer atyre në çdo moment dhe në çdo situatë emergjente siç kanë qenë përmbytjet apo problemet në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, por njëkohësisht edhe problemet e tjera dhe bashkëpunimin edhe me pjesën tjetër, edhe me kundërshtarët tanë, sidomos për reformën administrative-territoriale, ku qarku i Fierit ishte një nga qarqet ku nga 42 njësi vendore janë vetëm 6 bashki tani, ku kemi përfshirë dhe ka marrë pjesë edhe opozita, gjatë gjithë konsultimeve që kemi bërë. Domethënë është gjetur fryma e bashkëpunimit.

Çfarë deputeti do jeni, deputet klasik, do jeni më shumë në zonën tuaj, do rrini më gjatë në Parlament…?

Plani im është që unë të përfaqësoj denjësisht ata njerëz që më kanë dhënë votën dhe kanë besimin tek unë. Pavarësisht se unë nuk kam qenë në Parlament, kam qenë këtu me ata qytetarë, me ata votues dhe gjithmonë jam munduar të jap maksimumin për ata. Kjo do të jetë fryma e angazhimit tim maksimal. Gjithmonë do të jem në shërbim të atyre njerëzve.

Intervistën e plote mund ta lexoni në Gsh.al http://www.gsh.al/2017/03/24/flet-deputeti-qe-zevendeson-ervin-kocin-cfare-nuk-me-pelqen-ne-parlament/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY