LSI konfirmon nënkryetaren e bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali. Ajo mban postin e zëvendësministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është emri më i ri që do të jetë pjesë e stafit drejtues të bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj.
Brunilda Paskali prej vitesh është anëtare e kryesisë dhe Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që prej tetorit të 2013 mban postin e zëvendësministres. Në CV-në e publikuar në faqen e Ministrisë thuhet se Paskali ka një përvojë 17-vjeçare në drejtimin dhe administrimin e organizatave financiare.
Brunilda Paskali së bashku me Andi Seferin janë dy emrat e parë të konfirmuar zyrtarisht si nënkryetar të bashkisë së re të Tiranës, ndërsa pritet ende konfirmimi i nënkryetarit që do t’i takojë PDIU-së, si dhe caktimin përfundimtar nëse Partia Socialiste do të jetë e përfaqësuar me 1 apo 2 nënkryetarë.
Ndërkaq, është bërë publike dhe agjenda e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet paraditen e së enjtes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/