EMRI & FOTO/ Dënohet italiani, fitoi tenderat për pastrimin e Tiranës e...

EMRI & FOTO/ Dënohet italiani, fitoi tenderat për pastrimin e Tiranës e Kavajës me dokumente false

117
0
Shares

Antonio Abrusci italiani që fitoi me dokumente të falsifikuara tenderin e pastrimit të pjesës lindore të Tiranës dhe qytetit të Kavajës është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Tiranës. Vendimi është dhënë këtë të martë në mungesë të të pandehurit. Prokuroria kërkoi tre vite burg por duke qenë se avokati i italianit pranoi gjykimin e shkurtuar përfitoi uljen e dënimit me një te tretën.
Sipas hetimeve të prokurorisë mjetet që do të përdoreshin nga kompania që administronte italiani nuk kishin kryer kontrollin teknik, u mungonte siguracioni dhe u ishte falsifikuar viti i prodhimit. Asnjë prej 12 mjeteve që kishte në pronësi “Ecologica sh. p. k.” nuk plotësonin kriteret për të pastruar qytetin .
Dokumentacionin firma i ka dorëzuar në mënyrë elektronike pranë bashkisë së Tiranës për pastrimin e zonës lindore, një tender që kapte shifrën e 1 miliard e 200 milion lekëve të vjetra. Por ka qenë ankesa e një firme, e cila humbi tenderin ajo që zbuloi skandalin.
Pikërisht kjo ankesë bëri që fondi mos të lëvrohej, pasi duhet të zgjidhej çështja pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY