Kryetari i Këshillit, shkarkohet celula e Arben Nokës në bashkinë e...

Kryetari i Këshillit, shkarkohet celula e Arben Nokës në bashkinë e Lezhës

132
0
Shares

Kreu i Këshillit të bashkisë të Lezhës Gjokë Noka është shkarkuar me 21 vota pas një votimi ku votuan kundër anëtarë të dy blloqeve kundërshtare politike në këshill, PS dhe PD.
Shkarkimi është bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit, që ka emëruar edhe drejtuesin e ri që është Kristjan Gjidoda.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetari i qarkut për shkak se Noka ishte kundër mbledhjes së këshillit me atë rend dite.

“Mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme. Nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Ky ishte një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës”, është shprehur Noka.

Gjokë Noka është xhaxhai ish-deputetit të PS-së, Arben Noka i cili dha dorëheqjen nga mandati pasi është i dënuar në Itali për trafik femrash per prostitucion. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY