YLLI DYLGJERI/Përgjuesi që zgjoi publikun

YLLI DYLGJERI/Përgjuesi që zgjoi publikun

60
0
Shares

Ka ngjallur shumë bujë dhe pikëpyetje ndalimi i shtetasit izraelit në Rinas, i cili po largohej nga Shqipëria me një valixhe-aparaturë të sofistikuar e cila sipas të dhënave të deri tanishme shërben për zbulimin e përgjuesve ambientalë.

Ky lajm morri vëmëndjen e mediave gjatë ditës së sotme. Por ajo që e ben më intrigues është komenti i një Portal Militant që vendosi edhe emrat e porositësve politikanë e biznesmen mediash si porositës së këtij shërbimi!!! Për të qenë më korekt me publikun ky lajm duhej të kishte një sqarim zyrtar nga komuniteti i inteligjencës në vend.

Ç’farë është ky komunitet inteligjence do më pyesni?

Të gjitha shërbimet inteligjente të vendit përbëjnë komunitetin e inteligjences: SHISH, Policia e Shtetit, SHKB, Shërbimet inteligjente

të Ministrise së Mbrojtjes janë pjesë të këtij komuniteti. Por, Ne, ende nuk e kemi të institucionalizuar një komunitet të tillë, me parime dhe rregulla të qarta të transparences dhe të Mardhënieve Publike.

Nëse do ekzistonte ky si Komunitet atëherë

Publikut përmes zëdhënies do ti sqarohej zyrtarisht se pse ekziston dhe për çfarë shërben një paisje e tillë inteligjente. Duhet thënë se kjo aparature e sofistikuar edhe sot gjëndet dhe funksionon në Shqiperi. Jane strukturat e Gardës së Republikes që e posedojnë ligjërisht atë sot dhe e përdorin sipas rastit e nevojave apo kërkesave të shërbimit gjatë ruajtjes së personaliteteve. Eshtë detyre e tyre të pastrojnë nga përgjues të tillë të paligjshem zyrat e Vipave në politikë.

Kjo aparature kryen një shërbim dhe si e tillë në një shoqëri të lirë mund tu shërbejë edhe individeve dhe biznesit në kushtet e konkurencës së pandershme. Njihet spiunazhi ekonomik. Ndaj në shoqërinë e lirë gjithkush mund ta porosisë këtë shërbim lirshëm për të mbrojtur sekretin afarist, apo privacine në biznes e tij. Edhe dedektivet privat mund të kryejnë shërbime të tilla kundrejt faturave të hapura.

Ndaj dhe zhurma e sotme ndaj aparaturës pergjuese ngjan me nje kanaçe bosh që kërcet trotuareve të Tiranes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY