Horoskopi, 26 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 26 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

71
0
Shares

Dashi
Ka rrezik qe ju te dashuruarit te kaloni një krize gjate kësaj dite. Do konfliktoheni për gjera madhore, por edhe për detaje ne dukje pa rëndësi te madhe. Për beqaret yjet nuk do jene shume te favorshëm dhe ka mundësi qe ata te vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar ka ardhur koha e duhur për ta konsoliduar situatën. Me pak përpjekje do ja dilni mban.

Demi
Sot do iu jepet mundësia t’ia provoni atij qe keni ne krah dashurinë tuaj. Çdo gjë ka për t’u përmirësuar tej mase dhe te dy palët do përjetoni emocione te forta. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime te vogla dhe asgjë me tepër sesa aq. Do edhe pak kohe qe te ketë ndryshime te mëdha për ta. Financat do jene te mbrojtura ne çdo moment sepse edhe ju do jeni te matur me shpenzimet.

Binjakët
Dite dinamike, pasionante dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do përfitojnë pafund nga ftesat qe do iu bëhen. Ka mundësi qe te ketë ndryshime për ta. Mundohuni qe ne planin financiar t’i bëni me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

Gaforrja
Dite e privilegjuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jene edhe me te forta. Beqaret do jene te turpshëm dhe do druhen t’ia shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë. Po u vonuan shume dikush tjetër mund te tregohet me i shkathet. Gjendja e financave do mbetet shume e mire sepse do jeni gjithë kohës te kujdesshëm.

Luani
Sot do bëni gjera te veçanta për te dashurin e zemrës suaj dhe ai do iu dashuroje ashtu si me pare. Mosmarrëveshjet do shuhen plotësisht. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do nxitohen për asgjë. Vërtet sot nuk do e gjejnë dashurinë e madhe, por shume shpejt do ju ndodhe diçka e mrekullueshme. Ne planin financiar parashikimet janë te mira. Mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjëresha
Sot nuk do jeni ne gjendjen me te mire shpirtërore jute dashuruarit dhe here pas here mund te keni edhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Nëse nuk doni qe ai te mërzitet me mire shpjegojani situatën ne te cilën ndodheni. Beqaret do realizojnë një takim te veçante, por nuk do ndihen gati për te hedhur asnjë hap. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe.

Peshorja
Mëngjesi do jete i vështire për ju te dashuruarit, pasi për shume gjera nuk do merreni vesh me atë qe keni ne krah. Megjithatë pas mesditës situata do filloje te normalizohet dhe ju do i kuptoni gabimet. beqaret do jene si ne ajër dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Për ta me e rëndësishme është shoqëria. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë ndonjëherë me pare.

Akrepi
Nëse qe prej disa kohesh keni pasur vështirësi ne jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te normalizohet dalëngadalë. Do i kuptoni dhe do i pranoni gabimet e bëra. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos mbeten me vetëm. Shpenzimet duhet t’i kontrolloni gjate gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme dhe jo problematike.

Shigjetari
Nëse keni një lidhje mundohuni te tregoheni sa me pozitive dhe te mos acaroheni për gjera te kota. Nëse e ruani sot harmoninë çdo gjë do ju ece për mrekulli me pas. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe madje te rralla do jene edhe njohjet. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe mund t’i kryeni pa frike investimet e menduara. Gjendja nuk do ketë aspak tronditje.

Bricjapi
Ju te dashuruarit do jetoni një dite te jashtëzakonshme sot. Me partnerin do merreni vesh edhe vetëm me shikime dhe mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi. Beqareve do iu peshoje pafund vetmia dhe kjo gjë mund t’i shtyje edhe drejt gabimeve. Ne planin financiar do jete Hëna ajo qe do sjelle fat ne tërësi, madje edhe me lojërat e fatit. E rëndësishme është qe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Ujori
Marrëdhënia juaj me partnerin ende nuk do jete ashtu si ju do kishit dëshiruar. Do ndiheni te ftohte ndaj njeri­-tjetrit dhe asnjeri nuk do tentoje te hedhe hapin i pari. Beqaret do jene te hapur ndaj çdo takimi, por do tregohen te kujdesshëm kur te hedhin hapa. Ne planin financiar ka rrezik te keni goxha probleme. Do shpenzoni pa fund vetëm për te ulur ankthin dhe nervozizmin.

Peshqit
Kjo e sotmja do jete një dite e përkryer për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën qe marrëdhënia ne çift te ece me se miri. Beqaret nuk duhet t’i hedhin sytë nga persona shume me te mëdhenj ne moshe sepse do vije edhe momenti kur ata te pendohen. Me financat do bëni çmenduri dhe nuk do mendoni aspak për te nesërmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY