INTERVISTA/ Flet “përgjuesi” izraeliti: Ja e vërteta e klientit dhe pajisjes që...

INTERVISTA/ Flet “përgjuesi” izraeliti: Ja e vërteta e klientit dhe pajisjes që mu bllokua në Rinas

66
0
Shares

Yoram Frig quhet izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit, me një pajisje të veçantë për të cilët prokuroria dyshon se kryen përgjime. Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritetet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritetet shtetërore.
Yoram Frig thotë në një intervistë se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri. Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete.
“Ajo paisje nuk kryen përgjime, por identifikon dhe zbulon përgjuesit”, tha Frig për GSH.al.

Z. Frig, përse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit?
Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej 4 herë. 2 herë kam ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe 2 herë për arsye pune.

Cila është arsyeja që keni ardhur për punë, çfarë pune bëni, a kishit me vete pajisje përgjimi?
Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysmë. Kam ardhur i pajtuar nga klienti im.
Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.
Pra, ajo pajisje identifikon ‘çimkat’ (checking bugs) dhe nuk kryen përgjime. Kam punuar të enjten në ambientet e kompanisë së klientit tim në Tiranë.

A është aktivitet i ligjshëm?
Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. Unë jam hetues privat dhe nuk e kam ushtruar aktivitetin vetëm në Shqipëri, kam punuar në disa vende të botës, në Shtetet e Bashkuara, në Angli. Aty ku më pajtojnë klientët e mi. S’dua të hap probleme me askënd. Kjo është puna ime, këtë bëj unë.

Çfarë ndodhi në Rinas?
Policia më kërkoi informacion për çantën që kisha me vete dhe unë ua shpjegova.
Më mbajtën një farë kohe, humba avionin, por pastaj më lanë të lirë ndaj preva biletën tjetër. Ndërkohë, më ndaluan prapë gjë që solli një shpenzim të kotë sepse mu dogj dhe një biletë tjetër avioni.

A u ndjetë i shqetësuar?
U shqetësua familja ime, por edhe atyre ja shpjegova situatën. Pasaporta ime tani është e bllokuar bashkë me celularin tim dhe sendet e tjera personale. Do të kthehem në Izrael, sapo të më rikthehen dokumentet dhe sendet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY