Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vangjel Dule: Edi Rama delirant i pashërueshëm që flet me vete

26/03/2017
Vangjel Dule: Edi Rama delirant i pashërueshëm që flet me vete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nuk i ka kursyer ‘sulmet’ ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë ‘narcizist dhe burim të pashtershëm monologësh delirante’.
Teksa merrte pjesë në 196-vjetorin e Festës Kombëtare të Greqisë në Finiq, event i cili bashkoi bashkë dy liderët e partive minoritare që prej vitesh janë të parë të ndarë, Dule theksoi se ka shumë çështje që i bashkojnë PBDNJ me MEGA-n.

Përshëndetje zoti Dule, minoriteti ka dy forca të mëdha politike PBDNJ dhe Mega, prej katër pesë vitesh ju votoni të ndarë, festa Kombëtare që ju ka bërë bashkë, në zgjedhjet e 18 qershorit a do të dilni bashkë?
Po është shumë e vërtetë. Por duhet të keni parasysh se gjërat që na ndajnë janë shumë të vogla krahasuar me çështjet që na bashkojnë dhe ajo që na bashkon është interesimi për garantimin e respektimit e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, garantimi i një jete normale me perspektivë zhvillimi me siguri për të gjithë pjesëtarët e tij. Bëhen përpjekje intensive, besoj se do të kemi edhe rezultatet e duhura edhe për zgjedhjet e 18 qershorit. Veçse nuk duhet qe të harrojmë se edhe një formacion tjetër politik kishte ekzistuar vite përpara siç ishte LDLNJ. Me përpjekje sistematike, të vazhdueshme me sinqeritet arritëm bashkimin e dy subjekteve politike. Kjo besoj se kjo do të ndodhë edhe me partinë Mega. Ato të cilat na bashkojnë do vijë natyrshëm momenti që do të prevalojnë mbi çështjet e vogla janë të ditës krahasuar me ato që janë strategjike.

Si i keni marrëdhëniet me Kiçon?
Janë marrëdhënie njerëzore shumë të mira dhe marrëdhënie politike të një komunikimi të vazhdueshëm.
Ditët e fundit në Sarandë me kërkesë të Megës u bë një konferencë kombëtare ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama.

Kryeministri ju ka kritikuar juve se ndërsa duhet të ishit aty, ndërkohë që ju ishit në çadër. Çfarë qëndrimi keni?
Nuk mund të jem në një aktivitet në një moment që nuk isha i ftuar dhe kemi një ndryshim thelbësor me zotin Rama. Është një simpatizant i pashërueshëm i monologut zoti Rama ndërsa personalisht preferoj dialogun. Është e vetmja mënyrë për të arritur komunikimin njerëzor politik kaq të domosdoshëm në vendin tonë. Narcicizmi është një burim i pashtershëm monologjesh delirante pa kuptim, pa përmbajtje, pa rezultate.

Si ju duket politika shqiptare?
Fakti i të qenit i vjetër në politikë po më krijon një sfidë të përditshme që të përpiqem të rinovoj idetë e mija dhe kjo duhet të jetë një sfidë për gjithë politikanët dhe jetën politike të vendit. BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.