DETAJE/ Vrasja në Mat, historia e ngjarjeve që çoi përfundoi me atentatin...

DETAJE/ Vrasja në Mat, historia e ngjarjeve që çoi përfundoi me atentatin ndaj Hajredin Lleshit

115
0
Shares

Hajredin Lleshi, i vrarë mbrëmjen e të dielës nga së paku dy persona është vëllai i tretë që vritet nga kjo familje që prej vitit 2000. Të tri vrasjet dyshohet se mund të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe se dyshohet se mund të kenë ndodhur për motive hakmarrje. Vëllai i parë i Lleshit, dyshohet se është vrarë në vitin 2000, ndërsa në vitin 2012, është vrarë vëllai tjetër Xhavit Lleshi
Ato dyshohet se kanë sjellë një seri hakmarrjesh, që lidhen me vrasjen dhe djegien e emigrantit shqiptar, Afrim Hoxha, në Londër në vitin 2012.
Sipas policisë në rrethana ende të panjohura, Afrim Hoxha ishte rrëmbyer në mjetin e tij dhe ishte mbajtur peng. Më pas ai ishte djegur, në një zonë të Londrës. Policia londineze kishte identifikuar si autorë të dyshuar të krimit, nipin Hajredin Lleshit, Arben Lleshin.  Ky i fundit u arrestua pasi hetuesit britanikë e identifikuan atë nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë.
Veç kësaj piste, policia po heton edhe në versione të tjera, në lidhje me ngjarjen. Katër vite më parë, është vrarë nga persona të panjohur Xhavit Lleshi, i cili është vëllai i Hajredin Lleshit. Edhe ai i kishte shpëtuar një atentati tjetër më parë.
Edhe kjo vrasje dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen dhe djegien e Afrim Hoxhës, në Londër në vitin 2012. Mbrëmjen e të dielës, persona të paidentifikuar thirrën në emër pranë banesës së tij, Hajredin Lleshin. Sapo ky i fundit doli në oborr drejt tij, personat qëlluan me breshëri automatiku. Policia u njoftua nga djali i të vrarit. Pas krimit të rëndë, policia ka nisur një sërë kontrollesh në zonën në akse të ndryshme që lidhin zonën me Burrelin, Mirditën dhe Peshkopinë. Disa persona janë shoqëruar për t’u verifikuar ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi autorët e mundshëm të krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY