Edi Rama nën pretekstin e tragjedisë së Otrantos sërish bën politikë...

Edi Rama nën pretekstin e tragjedisë së Otrantos sërish bën politikë me Vetting-un

45
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar sot 20-vjetorin e tragjedisë së Otrantos për të bërë fushatë për zgjedhjet e 18 qershorit si dhe për të sulmuar opozitën.
Kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë ku mbajti fjalën e tij në aktivitetin përkujtimor të tragjedisë së Otrantos, ku 20 vite më parë humbën jetën 81 persona ndërsa 24 të tjerë nuk janë gjetur kurrë.
Pas 4 vitesh, Kryeministri u kujtua të shkonte në Vlorë në këtë përvjetor të tragjedisë kur kanë mbetur 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi çadrën e opozitës duke e lidhur me Vettingun, një vijë paralele që Kryeministri tashmë e heq në çdo aktivitet të tij.
“Si ajo pikë karburanti më e rëndësishme se interesi publik në bulevardin e ri të Bregut të Vlorës është dhe çadra në mes të bulevardit atje në Tiranë që i ka zënë rrugën popullit për të parë më në fund gjyqtarët dhe prokurorët që i kanë pirë gjakun popullit për 25 vjet, që të shkojnë prapa hekurave dhe jo të rrinë para popullit me çekiç në dorë dhe të vrasin drejtësinë sa herë u vjen mundësia që të bëjnë padrejtësi në këmbim të parave”, u shpreh Edi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se votimi i Vettingut do t’i japë fund edhe kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE, një përpjekje kjo e Edi Ramës për të justifikuar largimet masive të shqiptarëve gjatë këtyre 4 viteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY