TABELA/ Vendi i Shqipërisë në listën e vendeve aplikante për azil në...

TABELA/ Vendi i Shqipërisë në listën e vendeve aplikante për azil në Gjermani

57
0
Shares

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere të enjten vizitoi një kamp strehimi për azilkërkuesit në Eisenhüttenstadt. Duke folur me gazetarët gjatë vizitës së tij, de Maiziere shprehu besimin se Gjermania mund të përballojë një valë “të paparë” të emigrantëve
“Kjo është një sfidë e madhe, me të cilën ne do të përballemi. Kjo nuk është e pakapërcyeshme për një vend të madh dhe të pasur si i yni”, tha ai.
Ai më pas vuri në dukje se pothuajse gjysma e rreth 200.000 aplikantëve për azil që kanë mbërritur në Gjermani, këtë vit kanë ardhur nga Ballkani. Kjo tha ai, ishte “e papranueshme dhe një turp për Evropën”.
“Këtu në Eisenhuettenstadt, grupi më i madh është nga Siria, por vendin e dytë dhe të tretë të origjinës e kanë Serbia dhe Shqipëria,” vuri në dukje ai.
Demokristianët e kancelares Angela Merkel, pjesë e të cilëve është edhe de Maiziere, kohët e fundit kanë thënë se duan të përpilojnë një listë me të ashtuquajturat “vendeve të sigurta të origjinës”, ku përfshihet edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Tabela bashkëngjitur tregon vendin që zë Shqipëria në toplistën me vendet aplikante për azil në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY