Parlamenti grek ka miratuar planin e tretë të ndihmës ekonomike. Pas një diskutimi maratonë në parlament që filloi të enjten pasdite dhe që zgjati gjatë gjithë natës, rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm u miratua marrëveshja që u arrit mes kreditorët të huaj dhe Athinës zyrtare ditën e martë.
Ndërsa sot pritet gjithashtu që Eurogrupi të marrë vendimin për borxhin që do t’i jepet Greqisë, edhe FMN ka rënë dakord me BE, por miratimi i paketës së tretë të reformave për të përfituar kredinë prej 85 miliardë euro, është një hap i rëndësishëm për shtetin grek që çon në stabilitetin financiar të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/