Probleme me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI gjobit 58 zyrtarë

Probleme me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI gjobit 58 zyrtarë

97
0
Shares

Nuk deklaruan pasurinë në kohë dhe nuk plotësuan formularin e pasurisë në rregull gjobiten 58 zyrtarë përgjatë vitit 2017.
Report TV ka siguruar të dhënat nga Isnpektoriati i Deklarimit të Pasurive ku rezulton se në 3 muajt e parë të vitit janar – mars zyrtarët e gjobitur të niveleve të ndryshme janë 58 dhe vlera e gjobës në total e arkëtuar arrin në 11.4 milion lekë.
Afati për deklarimet vjetore të pasurive për zyrtarët ekzistues dhe ata për herë të parë që i nënshtrohen verifikimit nga ILDKPKI është 31 Marsi dhe rezulton se për 2017 janë 58 subjekte që s’kanë respektuar këtë afat.
ILDKPKI për të ekzekutuar gjobat nga subjektet të cilat si kanë paguar më vullnetin e tyre i janë drejtuar dhe zyrave të përmbarimit, ku në rrethe tashmë janë ekzekutuar plotësisht 31 raste.
Prej dy muaj ILDKPI është duke kryer verifikimin e të gjitha subjekteve deklaruese në vend ndërsa ajo ç’ka ende nuk është bërë publike është fakti se kush janë zyrtarët e gjobitur dhe nëse ka apo jo prej tyre që janë dërguar për ndjekje penale përgjatë vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY