MEDIAT GJERMANE/ Krimi i organizuar dhe droga mbajnë peng integrimin e Shqipërisë,...

MEDIAT GJERMANE/ Krimi i organizuar dhe droga mbajnë peng integrimin e Shqipërisë, Vlahutin punon nën rrogoz pro Ramës

85
0
Shares

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të sajin me autor Karl-Peter Schëarz shkruan se Shqipëria është larg hapjes së negociatave.
Gazetari përmend probleme me shtetin ligjor në këtë kuadër dhe vlerëson rolin e opozitës dhe kauzat e saj.
Po kështu, ai përmend edhe aferat për të cilat akuzohet ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Shkrimi i plotë

Shqipëria e lufta me mullinjtë e erës
Frankfurter Allgemeine Zeitung

Karl-Peter Schwarz

Mars 2017


zazNë mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar.
Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e këtij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vitit të shkuar u publikuan të ardhurat e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan. Njëri syresh, tregoi se e kishte shtuar pasurinë me 1,5 milionë euro.
Shqipëria është ndër vendet më të varfra në Europë. E ardhura mesatare vjetore është 3800 euro. Qe nga 1 Janari, një ligj detyron vlerësimin e përgjithshëm të gjyqësorit. Afro 800 gjykatës e prokurorë duhet të verifikohen për profesionalitetin, integritetin, pavarësinë politike e lidhjet me krimin. Për këtë, qellim do te formohet një komision me 27 anëtarë të cilët emërohen nga Kuvendi. Veprimtaria e tyre do të mbikëqyret nga vëzhgues ndërkombëtare. Akti i parë i tyre është përpilimi i një listë të zezë për të penguar që persona të dyshimtë të emërohen në këtë komision. Vëzhguesit udhehiqen nga Genoveva Ruiz Calavera një funksionare e Komisionit Europian. Shpallja e kësaj procedure shkaktoi dorëheqjen e disa magjistratëve. Konsiderohet se dy të tretat e magjistratëve, gjyqtare e prokurore, nuk do ta  kalojnë klasën.
Asnjë nga vendet ish komuniste nuk ka ndërmarrë një reforme kaq radikale, ftesa e vëzhguesve të huaj tregon pafuqinë e vendit për të çliruar drejtësinë nga prangat e korrupsionit dhe instrumentalizimit politik. Megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kane fuqi ekzekutive, zor se mund të kundërshtohen nga instancat shqiptare. Qe vlerësimi të mos përdoret politikisht duhet qe integriteti i të gjithë atyre që përfshihen ne të, të jete mbi çdo dyshim.
Përfaqësia e BE është me rëndësi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës.
Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballur me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidence për të. Vila  u ble nga me një çmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Cmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone.
Ingeborg Gresle (CDU) kryetare  e komisionit për mbikëqyrjen e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e vilës. Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE-së.
Opozita shqiptare dyshon për ish-punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogoz  me kryeministrin socialist, Edi Rama për të  deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës.
Në qershor mbahen zgjedhjet në Shqipëri, opozita e ka braktisur parlamentin me argumentin se zgjedhjet janë në rrezik dhe kërkon një qeveri teknike. Rama në të kundërtën akuzon se opozita kërkon ti shpëtojë reformës në drejtësi e të bllokojë integrimin e vendit në BE (për sa kohe opozita është jashtë parlamentit Komisioni i vlerësimit nuk mund të formohet). Konfrontimet janë rritur edhe brenda koalicionit; ministri i drejtësisë Ylli Manjani duhet të jepte dorëheqjen, kur akuzoi haptazi se socialistët janë mbrojtësit e baronëve të drogës.
Krimi i organizuar dhe droga kanë rrënjë të thella në politikën shqiptare. Përfaqësuesi i OSBE-së  Bernd Borchard deklaroi se më shumë se 2 miliard euro nga paratë e drogës mund të përdoren për të manipuluar zgjedhjet. Nga ligji i dekriminilazimit jane prekur afro 30 deputetë e të tjerë, së fundmi edhe deputeti socialist Armando Prenga, por sukseset të mëdha në luftë kundër krimit të organizuar nuk ka.
Një urdhër arresti ndërkombëtar për Klement Balilin, i cili cilësohet si Eskobari Ballkanit u injorua nga policia shqiptare derisa ai mundi të fshihej. Nën rrjetën e hetuesve bien vetëm peshqit e vegjël. E çuditshme është që kanabisi nga Shqipëria ka mbytur tregun, ndërsa policia krenare deklaron se ka shkatërruar 99 për qind të territorit të mbjellë me drogë. Vetëm në shkurt policia italiane arriti të kapte shumë tonelata drogë. Prokurori i antimafies italiane Franko Roberti, deklaroi në Tiranë se prodhimi i kanabisit është trefishuar. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët në Tiranë për të gjetur arsyen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY