Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR NIKOLLA/ Ç’kuptojmë nga dilema e Ramës: O 18 qershorin, O Kiameti!

27/03/2017
ILIR NIKOLLA/ Ç’kuptojmë nga dilema e Ramës: O 18 qershorin, O Kiameti!
Share on FacebookShare on Whatsapp
ilir nikolla, e vogel

Ilir Nikolla

Klithmat e kryeministrit se vendit mund t’i afrohet kataklizma, por 18 qershori i tij s’do të preket, na shtyn të thellohemi mbi veçantitë e kësaj date. S’është shumë e vështirë të marrim me mend se 18 qershori është pjesë e një kalendari të veçantë, jo të Majave, as i arabëve, por i kalemxhinjve që kanë përllogaritur vitin e kanabisit, përfundimin e ciklit të tregut – pra shitjen e një pjese të mallit dhe lëvrimin e një pjese të dividentit – me planin e investimeve paraelektorale. Për shndërrimin e vendit në një kopsht kanabisi, justifikimi është në majë të gjuhës: “Hë mo, se një herë ishte, s’jemi njerëz të pagabueshëm”. Kurse për vështirësinë aktuale të marrëdhënieve politike e institucionale, Edi Rama ka avancuar vetëm një kërkesë të vogël: të dialogojmë për gjithçka, por vetëm 18 qershori s’preket!
Merret vesh se kryeministri ka nevojë për kohë, më saktë që t’i respektohet deri me 18 qershor “status-quo”-ja, pastaj di ai se ç’bën. Deri më 18 qershor i duhet të jetë kryeministër, i duhet të jetë shef i shefit të KQZ-së, i duhet të jetë padron i fondeve publike për oborrin e klientëve të tenderave, i duhet të jetë edhe shef i segmenteve policore që si me komandë marrin lejen e mosveprimit, sa herë kalon nëpër territor ndonjë kamion me kanabis apo sa herë duhet të organizohet transportimi i narko-farës.
Edi Rama ka një urgjencë ekstreme që t’i respektohet kalendari. Ai është gati të bëjë pazare që kanë të bëjnë me ekuilibrat brenda mazhorancës, me lëvrimin e fondeve për prishjen e ekuilibrave brenda opozitës, me përcjelljen dorazi të fondeve që duhen për lobimin pranë kancelarive problematike apo për dhënien e koncesioneve brenda oborrit të tij personal, por s’duron dot t’i preket 18 qershori. Ajo është një datë që ka lidhje me hipotekën politike dhe me rentën që ai u paguan narko-strukturave. Pjesë e kësaj infrastrukture është 2016-a si vit kanabist, apo edhe 2017-a si vit i zgjedhjeve-fasadë. Zonat janë ndarë, edhe rezultatet janë planifikuar, prandaj çfarëdolloj lëvizjeje, qoftë edhe një javë e datës së zgjedhjeve, do të sillte rishikimin e të gjitha “kontratave” e afërmendsh edhe vënien në rrezik të “status-quo”-së që gëzon sot kryeministri. 18 qershori s’preket, por kryeministri ka probleme edhe me para18qershorin. Një skenë të filmit horror të asaj dite ai rrezikon ta shohë me 7 maj, në pseudo-zgjedhjet e dekretuara, por një parathënie të hidhur mund ta marrë edhe me 18 prill, datë kur duhet të shpallen koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhje.
Gjithsesi, Çadra e Protestës së Opozitës, është një çomange e madhe paralajmëruese që i tregon përditë Edi Ramës se 18 qershori s’është i sigurt, se kalendari mund të ketë një variabël gabim, se s’mjafton veç të llogarisësh pazarin e kanabisit, por duhet t’i bësh llogaritë edhe me popullin që s’duron ta përdhosësh, t’ia mbyllësh gojën e t’ia blesh votën.
Prandaj, prishja e kalendarit zgjedhor përjetohet si një ditë kiameti, por një racë mbijetuese si shqiptarët e di se kiameti mund të ekzistojë për të gjithë botën, por siç thuhet në himnin e pacensuruar, shqiptarët do të mbijetojnë gjithsesi. Prandaj, prishja e kalendarit do të jetë Kiameti, por Kiameti për fatin politik të Edvinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.