Korçë, maskat masakrojnë të zotët e shtëpisë, rrëmbejnë kasafortën dhe ikin

Korçë, maskat masakrojnë të zotët e shtëpisë, rrëmbejnë kasafortën dhe ikin

54
0
Shares

Një dhunim fizik ndaj dy personave dhe më pas grabitja e banesës së tyre ka ndodhur gjatë natës midis të dielës e të hënës.
Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se sot në Komisariatin e Policisë  Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim N. B., 53 vjeç, banues në fshatin Kamenicë.
Ky person deklaron se rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë. Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY