Zbardhet takimi me zyrtarin amerikan, ja çfarë kërkoi Basha dhe për çfarë...

Zbardhet takimi me zyrtarin amerikan, ja çfarë kërkoi Basha dhe për çfarë u përgëzua nga Yee

111
0
Shares

Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee, ka takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e partive parlamentare aleate.
Takimi mes tyre ka zgjatur mbi një orë dhe aty është diskutuar për krizën politike në vend.
Burime nga takimi i thanë se opozita kërkon plotësimin e standardeve sipas zgjidhjeve të propozuara prej saj më herët. Kreu i PD-së Basha është shprehur se opozita është e gatshme të diskutojë edhe për “propozime të barasvlershme në produktin final”.
Nga ana tjetër burimet në takim bëjnë të ditur se zyrtari i lartë i DASH është shprehur i gatshëm të përpiqet të ndihmojë për zgjidhjen e krizës pasi pranoi se shqetësimet e ngritura nga opozita janë reale.
Zyrtari i DASH, ka përgëzuar opozitën që përmes qëndrimeve të shprehura prej saj ka arritur të ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar për problemet e mprehta si droga, krimi dhe korrupsioni. 
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY