FOTO/ Fier, stalla e kuajve shtëpia prej 20 vitesh për gruan e...

FOTO/ Fier, stalla e kuajve shtëpia prej 20 vitesh për gruan e divorcuar dhe të braktisur nga bashkia

95
0
Shares

Nëna e dy fëmijëve, 45 vjeçarja Lindita Maloku, prej më shumë se 20 vite banon në një godinë në kushte të mjerueshme. Kjo banesë që tashmë është bërë streha e saj, dikur shërbente si stallë kuajsh në fshatin Afrim i Ri vetëm 3 km larg qendrës së Fierit
Lindita Maloku, e divorcuar prej afro gjashtë vjetësh pas dhunës që ushtronte i shoqi, banon me djalin e saj 17 vjeçar, ndërsa vajza e madhe është martuar.
shtepiaGruaja 45-vjeçare ka aplikuar për banesë sociale, por nuk ka përfituar pavarësisht kushteve të rënda të jetesës.
“U desh që të vinim në gjykatë, që të hidhnim firma dhe shtëpinë e morën të tjerët dhe jo ne që kemi nevojë për të”, rrëfen Lindita.
Ajo tregon se të vetmit që i janë gjendur pranë janë komshinjtë, duke i dhuruar veshje por edhe duke e ndihmuar që të sigurojë gjërat bazike për të mbijetuar.
shtepia-ku-jeton“Mbushim ujë ku të mundemi, sepse edhe uji i pusit është i papijshëm dhe i papërdorshëm, ose lahemi tek komshinjtë. I falënderoj komshinjtë që na japin rroba”, tregon ajo.
Mes dhimbjesh e lotësh ajo bën apel për ndihmë, pasi është e sëmurë dhe nuk mund të përballojë koston e medikamente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY