200 bizneset VIP, gjysma të zhytur në borxhe

200 bizneset VIP, gjysma të zhytur në borxhe

71
0
Shares

Qendra e Kërkimeve Monitor ka përpunuar të dhënat e bilanceve të vitit 2013 për 200 kompanitë më të mëdha sipas qarkullimit vjetor (përjashtuar institucionet financiare) të dorëzuara në QKR dhe ka nxjerrë treguesin e detyrimeve mbi kapitalin, që tregon se sa pjesë e aktivitetit financohet nga fondet e vetë kompanisë dhe sa me borxhe (shiko tabelën kryesore në faqet në vijim).

Nga përpunimi i të dhënave rezulton se nga 200 kompanitë më të mëdha sipas qarkullimit vjetor (përjashtuar institucionet financiare) 51% kanë një raport të detyrimeve ndaj kapitalit më të lartë se 1.5, sa është dhe kufiri maksimal, ku një sipërmarrje vlerësohet se ka aktivitet të qëndrueshëm. 4% e kompanive janë me kapital negativ, ndërsa pjesa tjetër e ka këtë tregues të qëndrueshëm.

Në listën e 200 sipërmarrjeve më të mëdha sipas xhiros ka sipërmarrje që e kanë raportin detyrime ndaj kapitalit edhe mbi 5 apo 10.

Nivelin më të përkeqësuar të levës financiare nga 200 kompanitë në shqyrtim e ka kompania Tea Construction & Petrol, ku detyrimet janë 175 herë më të larta se kapitali. Pasi pa një rritje të fortë të xhiros në 2013-n, ku katërfishoi aktivitetin e saj në 2013-n, duke arritur një qarkullim vjetor prej 8.7 miliardë lekë, kompania duket praktikisht e falimentuar.

lista ekompa

Janë 8 kompani në listën e 200 më të mëdhenjve sipas xhiros, që kanë kapital negativ, që janë krijuar si rrjedhojë e kalimit të humbjeve në kapital.

Një rast tipik është CMB Albania (ish-Carrefour), që kishte detyrime tepër të larta (kryesisht ndaj furnitorëve, që arrinin në rreth 7 milionë euro), ndërsa humbjet i kishin gërryer kapitalin. Kompania u “shpëtua” pasi shoqëria Almark, pjesë e grupit Balfin, mori të drejtën e emrit Carrefour dhe filloi shlyerjen e detyrimeve ndaj furnitorëve. CMB Albania i kishte krijuar detyrimet si rrjedhojë e shpenzimeve të mëdha operative dhe mosstudimit të mirë të progresivitetit të shkallës së informalitetit në tregtinë me pakicë.

Ish CEZ Shpërndarje (sot OSHEE) është një tjetër kompani me një kapital negativ prej 66 miliardë lekësh në vitin 2013, si rrjedhojë e akumulimit të humbjeve të larta (nuk është botuar ende bilanci i 2014-s për të parë nëse ky tregues është përmirësuar). Ornela Liperi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY