Një video e publikuar nga “Associated Press”, tregon se si Presidenti Sali Berisha në vitin 1997 zhvillon një miting elektoral në Shkodër me mbështetësit e tij, ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga trazirat pas falimentimit të firmave piramidale.
Në shpjegimin që “Associated Press” jep për materialin filmik, thotë se në frontin e një turme të zgjedhur të mbështetësve, Presidenti (Sali Berisha) premtoi ndihmë qeverisë për mijëra shqiptarët që humbën paratë në skemat piramidale.
“Gjendja ishte më pak miqësore në qytetin e Vlorës, ku mijëra persona marshuan në mbështetje të 60 studentëve të cilët janë në grevë urie. Turma kërkuan dorëheqjen e qeverisë”, shkruan “Associated Press”, ndërsa shton se rreth dy mijë njerëz u mblodhën në një arenë të vogël sportive – duke premtuar status pa taksa për zonën dhe ndihmë financiare për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre në investime piramidale.
Në video shihet se si Berisha pritet si hero nga të pranishmit në Pallatin e Sportit dhe në rrugët e qytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/