Po tërhiqet Edi Rama? Për herë të parë flet për ulje taksash

Po tërhiqet Edi Rama? Për herë të parë flet për ulje taksash

61
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po kthen mendje? Gjatë gjithë ditës së sotme Rama ka postuar shifra që lidhen me arritje fiskale duke tentuar të kompensojë borxhin e të ardhurave tatimore dhe doganore, prej 160 milionë dollarësh vetëm në 7 muaj.

Por ajo që bie më shumë në sy është fakti se kësja here ka folur për ulje taksash duke thyer tabunë e vet të ndërtuar që kur ishte në opozitë, pasionin për taksën progresive.

edi rama taksat grafik

Ja cfarë shkruan ai: “LUFTA E PËRBASHKËT ME INFORMALITETIN DO TË NA JAPË MUNDËSINË TË RRISIM RROGAT DHE ULIM TAKSAT

Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”.

Deficiti në të ardhura por edhe rritja e ngadaltë ekonomike nën parashikimet është konsideruar nga shumë ekspertë edhe brenda koalicionit, për shkak të taksave të larta që vendosi qeveria e majtë me ardhjen në pushtet në vitin 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY