Kanë ndodhur disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë se Rendit të Tiranës, pas pezullimit të shefit të Komisariatit të Kavajës. Mësohet se në këtë detyrë është emëruar Edmond Meshini, i cili u komandua dje dhe deri tani ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Rendit në Tiranë.
Në këtë detyrë, tashmë është emëruar Besmir Qibini, i cili prej një viti mbante detyrën e shefit të Komisariatit Rrugor të Tiranës.
Në vend të Qibinit është emëruar Ervin Dervishi, i cili mbante më parë detyrën e shefit të Seksionit Urban.
Këto ndryshime kanë ardhur pas pezullimit paraprak të shefit të Komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/