Tiranë, pranga 51-vjeçarit, tentoi të mbysë gruan dhe rrahu djalin e mitur

Tiranë, pranga 51-vjeçarit, tentoi të mbysë gruan dhe rrahu djalin e mitur

66
0
Shares

Një burrë në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të mbysë gruan e tij dhe ka dhunuar djalin e tyre të mitur.
Efektivët e policisë kanë arrestuar 51 vjeçarin Arben Demçolli, pas denoncimit që gruaja e tij S.Z., 51 vjeçe ka bërë në polici për dhunë.
Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se të shtunën i shoqi ka tentuar ta mbysë atë me rripin e pantallonave, si dhe ka rrahur djalin e tyre të mitur. S.Z. tha se dhuna ndaj tyre ka qenë e vazhdueshme, por situata  është përkeqësuar të shtunën dhe ajo ka shpëtuar falë ndërhyrjes së djalit. Ky i fundit është dhunuar nga babai pasi ndërhyri të shpëtonte 51-vjeçaren.
Uniformat blu të kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e arsyeve që çuan në konfliktin e dhunshëm dhe tentativën e Arben Demçollit për të mbytur gruan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY