Trajtimi i djeshëm nga disa media i “pushimeve luksoze” të Presidentit me jaht, ka qenë një gafë e madhe.
Ndërsa ky jaht i njohur si T6, ka qenë prezent që prej të paktën 14 korrikut 2015, në Shqipëri, medieve nuk ju ka shpëtuar publikimi me superlativa, deri në ekstazë, për prezencën e këtij jahti në Sarandë.
Shkruante Gazeta “Express” në 14 korrik 2015
“Shikoni çfarë turistësh erdhën në Sarandë… Shëtisin me helikopter dhe lundrojnë me jaht”, shkruante
Gazeta “Express”, në 14 korrik 2015.
Shkruante Gazeta “Express” në 23 gusht 2015
Por, dje, çuditërisht, e njëjta gazetë (“Express”), për të njëjtin jaht shkruante “Pushimet luksoze të Nishanit, nga jahti te polifonitë me sheikun e Katarit”.
Gazeta “”Express”, nuk është e vetmja që në më pak se një muaj, të njëjtin jaht, na e servir në dy situata të ndryshme.
Portali i lajmeve “Albeu”, ka bërë të njëjtën gafë.
Shkruante Portali i lajmeve “Albeu” në 15 korrik 2015
Në 15 korrik 2015, ky portal shkruante se, “Jahti gjigant me helikopter i ankoruar në Sarandë”.
Shkruante Portali i lajmeve “Albeu” në 23 gusht 2015
Por dje edhe ky portal “përgënjeshtronte” vetveten me dëshirë, kur për të njëjtin jaht, pretendonte se informonte për…, “Pushimet luksoze të presidentit Nishani”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/