Reportazhi për Shqipërinë nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Një vend pa të ardhme

Reportazhi për Shqipërinë nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Një vend pa të ardhme

60
0
Shares

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë të titulluar “Vendi pa të ardhme”. Reportazhi  me fokus shqiptarët që largohen nga vendi për të ikur drejt Gjermanisë ngre pyetjen “pse ikin shqiptarët”.
“Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri, shqiptarët lëvizin nëpër qytete me Mercedes, tek  tuk ndonjë të shtënë armësh ose rrugë më gropa, madje Shqipëria ngjan me jugun e Francës, ndërsa deti në Durrës më San Tropez”, -kështu nis përshkrimi që prestigjozja gjermane i bën Shqipërisë.
Në reportazh, gazetari gjerman shpreh ato që ka marrë nga komunikimi me njerëz të ndryshëm.  Në bisedat me ta, gazetari mëson se shkaqet e vërteta të largimit nga vendi, janë pikërisht papunësia dhe zemërimi me politikanët.
Për ta konkretizuar reportazhin, gazetari ka përfshirë edhe komunitetin rom në zonën e Shkozës në Durrës,të detyruar të mbijetojnë duke shitur shishe plastike, ndërsa jetesa e tyre është përtej çdo standardi pa ujë, pa kanalizime dhe pa energji elektrike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY