Jaka: Reforma kundër informalitetit të jetë eficente dhe të mos deformohet

Jaka: Reforma kundër informalitetit të jetë eficente dhe të mos deformohet

58
0
Shares

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka theksuar ditën e sotme mbështetjen kundër informalitetit dhe evazionit në vend.
Nëpërmjet një konference për shtyp, kreu i saj Nikolin Jaka ka thënë se do të mbështesë çdo reformë të ndërmarrë nga qeveria në kuadër të luftës kundër informalitetit në ekonomi.
“Ekonomia dhe sipërmarrja probleme të shumta, më i rëndi informaliteti dhe evazioni fiskal. DHTI mbështet çdo reformë ligjore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare”, theksoi Jaka.
Ai vijoi duke thënë se “Ne besojmë se aksioni do të jetë eficent dhe askush nuk mund të lejojmë të deformohet ajo. Ne kemi nevojë për një ligj që të zbatohet nga të gjithë”.
Gjithashtu kreu i DHTI-së tha se ka raste kur inspektorët tatimorë kanë abuzuar me bizneset por, sipas tij, takimi i kryeministrit me drejtuesit e administratës tatimore e doganore e tregoi këtë.
“Ne besojmë që aksioni i qeverisë do të jetë eficient. Ne kemi shumë besim se kjo luftë të kthehet në një proces të zakonshëm të zbatimit të ligjit”, përfundoi Jaka, duke u bërë thirrje edhe mediave dhe qytetarëve, që të jenë pozitivë në mbështetjen e kësaj reforme dhe duke lajmëruar që së shpejti do të dalin me një propozim për paketën fiskale 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY