Basha: Rama tallet duke mohuar eksodin – tregon se nuk ka asnjë...

Basha: Rama tallet duke mohuar eksodin – tregon se nuk ka asnjë zgjidhje

53
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sot për një përgjigje të kryeministrit Edi Rama në bashkëbisedimin në rrjetet sociale, sipas të cilit eksodi drejt Gjermanisë, bëhet nga qytetarët shqiptarë në Greqi, dhe jo nga Shqipëria
“Edi Rama paturpësisht ka mohuar sot se ekziston një eksod i bashkëqytetarëve tanë, që ikin çdo ditë me mijëra drejt Europës nga dëshpërimi, nga padrejtësitë, nga varfëria ekstreme. Duke mohuar këtë eksod, Edi Rama jo vetëm tallet me mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja, jo vetëm tallet me jetën e tyre dhe me aktin ekstrem që bëjnë duke ikur natën nga shtëpitë e tyre, duke shitur çfarë u ka mbetur pos shpirtit për të bërë pasaportat dhe blerë biletat, por akoma më keq, tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje”.
Sipas Bashës, përballë një situate të tillë ka vetëm një zgjidhje, ndarja me këtë qeveri dhe këtë kryeministër.
“Ai mund ta mohojë eksodin, por kjo dramë po jetohet çdo ditë nga veriu në jug, në fshat e në qytet. Dhe një gjë është e vërtetë sa ç’është sot e hënë, se shkaku kryesor i kësaj arratie tragjike, është Edi Rama, keqqeverisja e tij ne ortakëri me krimin, kriza ekonomike që ka shkaktuar, korrupsioni e hajdutëria që ka mbjellë në çdo zyrë të shtetit.
Vetëm ndarja me këtë qeveri e me këtë kryeministër mund ta normalizojë situatën e ta frenojë eksodin dramatik të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY