ARTUR BEGO/ Mediat, mbarsja e tyre me kopilë dhe abortimi

ARTUR BEGO/ Mediat, mbarsja e tyre me kopilë dhe abortimi

155
0
Shares

Në historinë pluraliste të medieve shqiptare nuk kanë munguar rastet e shumta abuzive të tyre me lirinë e shprehjes, e thënë ndryshe me deformimin, abuzimin dhe në rastin më të keq sajimin e ngjarjeve të paqena. Dhe këto raste vetëm për përfitim të pretenduar të ndonjë kapitali të mundshëm politik, nga dikush që (për fatin e keq të medieve) ka një mënyrë ndikimi mbi këto media…
Rasti më flagrant në morinë e tyre të shumtë është rasti i Griselda Zaimi (Roshi), ish-bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Më se katër vjet më parë ishin mediat që këtë femër, “e lanë shtatzënë”, “e rrëmbyen” dhe “e detyruan të abortonte”.
Rikthyer sot pas më se katër vjetësh, kjo histori ka një të përbashkët me dhjetëra histori të sajuara në këtë interval kohor. Dhe e përbashkëta ka të bëjë me abortin, por jo me abortin e sajuar të Griseldës, por me abortin e medieve, pas çdo kopili që ato mbarsen dhe detyrohen ta flakin, në pritje të mbarsjes së radhës me kopilin e radhës.
Rasti i parafundit është, “mundësia” që disa media i dhanë Bin Ladenit, për të mësuar (pas vdekjes) se ai kishte vizituar Shqipërinë, qoftë edhe virtualisht, nën mikpritjen e sajuar të ish-Presidentit Sali Berisha…
Ndërsa më i fundmi rast ka ndodhur vetëm një ditë më parë. U gjend një Auron Tare i cili shpërndau nëpër media një foto të një jahti të disa miqve të tij, neozelandezë dhe aq u desh, sa mediat me komandë “t’ia hipotekonin” këtë jaht Presidentit Bujar Nishani, duke “e dërguar” Kreun e Shtetit edhe me “pushime luksoze”.
Kjo mori rastesh abuzimi me fjalën e lirë, veçanërisht dy rastet e fundit, për nga hapësira kohore që u është dashur mediave ti sajojnë, në termat e zoologjisë i bëjnë këto media konkurrente me lepurushet…
Lepurushet, sipas specialistëve të zoo-veterinarisë, janë kafshët me ciklin më të shkurtër të shtatzënisë, cikël që nuk shkon më shumë se 28 ditë (4 javë)… Kjo do të thotë, që një lepurushe, mund të ngelet shtatzëne edhe 12 herë në vit, nga një herë për çdo muaj. Por, përpos këtij rekordi, mediat shqiptare ua kalojnë lepurusheve, sepse mbeten mbarsë me kopilë shumë më shpesh se 4 javë…
Në këtë kontekst, mediat janë konkurrente të denja të lepurusheve…
Por, ndryshe nga lepurushet që këlyshët e tyre i mbajnë, “nuk i flakin”, “nuk i hedhin” e thënë ndryshe nuk “i abortojnë”, mediat shqiptare, pas çdo mbarsje, “e flakin” “e hedhin” “e abortojnë”, këlysh-kopilin e tyre…, në pritje të mbarsjes me këlysh-kopilin e radhës…
Dhe në këtë kontekst, mediat nuk kanë konkurrente tjetër…, veç vetes së tyre…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY