Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

94
0
Shares

Kambanat e alarmit kanë filluar të bien më fort për ngrohjen globale. Temperaturat që regjistrohen çdo vit gjithnjë e më shumë të larta po shkrijnë masive akujsh edhe në skajet e globit. Shembulli i fundit që japin shkencëtarët është Groenlanda. Në masivin akullnajor Calvin, është shkëputur ajsbergu më i madh,  i njohur me emrin Jakobshavn, me një sipërfaqe prej 12.4 kilometra katrorë.
Kjo akullnajë prodhon rreth 10% të ajsbergëve, dhe kur këto pjesë akulli shkëputen nga akullnajat, ato udhëtojnë  përmes Ngushticës Davis dhe më pas drejt Oqeanit Atlantik.
Sipas shkencëtarëve, ajsbergu që është shkëputur nga akullnaja, lëviz çdo ditë më shumë se 10 metra, dhe sipas tyre është një nga ajsbergët që lëviz më shpejt.
Pamjet e shkëputjes së ajsbergut janë kapur nga satelitët Sentinel përgjatë datave 13 dhe 19 gusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY