Drejtoresha e Tatimeve, nervoze dhe jo miqësore me gazetarët, nuk i përgjigjet...

Drejtoresha e Tatimeve, nervoze dhe jo miqësore me gazetarët, nuk i përgjigjet pyetjeve

79
0
Shares

Përveçse u prezantua me një performancë negative të Drejtorisë së Tatimeve, drejtoresha e këtij institucioni, Briseida Shehaj, duket se ka probleme në komunikimin me mediat.
Në konfrencën e sotme për shtyp, ajo është shfaqur nervoze  dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Edhe pse ishte lajmëruar për konferencë shtypi, Shehaj dha vetëm një deklaratë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Madje, pyetjes së një gazetareje iu përgjigj se këtë gjë mund ta sqaronte me zotin Sejdarasi.

Dialogu mes Briseida Shehaj dhe gazetares:

Gazetarja:
Më fal t’iu bëj një pyetje?
Shehu:
Jo, do ketë një moment tjetër për pyetje.
Gazetarja:
Po është njoftuar për konferencë dhe jo për deklaratë!
Shehu:
Besoj këtë e sqaroni me zotin Sejdarasi. Kjo ishte komunikata që kisha për shtypin. Në një moment të dytë do keni mundësi dhe hapësirë për pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY