I grabitën me armë shtëpinë, rrëfimi mes lotësh: Ne festonim fejesën e...

I grabitën me armë shtëpinë, rrëfimi mes lotësh: Ne festonim fejesën e djalit, hajdutët na bënë kërdinë

61
0
Shares

Një grabitje më armë ka terrorizuar familjen Bezati në fshatin Kamenicë të Korçës. Ngjarja u shënua ndërsa familja festonte fejesën e djalit të tyre. Kryefamiljari Nizami Bezati tregon se në banesë ndodheshin 2 shokët e djalit të cilët njoftuan 53-vjeçarin për ngjarjen e rëndë.
Bezati rrëfen mes lotësh se 2 grabitësit e maskuar kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë 2 djemtë.
“Kisha fejesën e djalit dje dhe të gjithë ishim në festë. Kishim lënë dy shokë të djemve në banesë për ta ruajtur. Por dy persona kanë hyrë në shtëpi e kanë lidhur djemtë. Njëri ka qenë me kallash dhe tjetri me levë”, thotë i zoti i shtëpisë, Nizami Bezati.
Dyshohet se grabitësit arritën të merrnin në banesë 10 milionë lekë (të vjetra), por për Bezatin më e rëndë për te është çnderimi i shtëpisë.
“Kanë marrë lekët në kasafortë dhe janë larguar. Nuk më interesojnë lekët, por dhuna ndaj familjes sime. Bëj apel të kapen sa më parë dy grabitësit”, thotë kryefamiljari.
Grabitja e shënuar në familjen Bezati ka terrorizuar edhe banorët e zonës, të cilët shprehen se ndihen më të frikësuar, pasi mund të jenë ata objektivi i radhës së grabitësve.
Ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen ndërsa hetimet e policisë vijojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY