Vokshi: Rama zgjodhi “Facebook” dhe “Twitter” për të bërë sarkazëm me shqiptarët...

Vokshi: Rama zgjodhi “Facebook” dhe “Twitter” për të bërë sarkazëm me shqiptarët në mjerim

54
0
Shares

Bashkëbisedimi që Rama zgjodhi të bëjë me qytetarët përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Tëitter është quajtur “sarkazëm” me shqiptarët në mjerim nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë u shpreh gjatë një deklarate për mediat se Rama ka gënjyer për situatën në vend dhe me mënyrën e tij të komunikimit me qytetarët, nuk shprehu përgjegjësi publike për gjendjen ekonomike e sigurinë e tyre.
Në akuzat kundër Ramës, Vokshi u ndal veçanërisht tek shëndetësia.

Deklarata e Albana Vokshit
Kryeministri gënjeu, shantazhoi dhe dha “vetëm përshtypje pushimesh” për krizën e gjithanshme që ka mbërthyer vendin në çdo sektor të jetës.
Duke mos patur guximin dhe sensin më minimal të përgjegjësisë publike, Rama zgjodhi “Facebook” dhe “Twitter” për të bërë sarkazëm me shqiptarët në mjerim.
Ai nuk i duron pyetjet e gazetarëve, sepse nuk ka asnjë përgjigje…
– Sepse nuk ka shëndetësi dhe arsim publik falas,
– sepse nuk ka 300 mijë vende të reja pune,
– sepse nuk ka karburant me cmime të ngjashme në rajon,
– sepse nuk ka rritje pagash dhe pensionesh qe prej Qershorit të 2013!!
Rama mashtroi kur tha se shqiptarët paguajnë 30% më pak ilacet dhe se lista e rimbursimit të tyre është shtuar me 85 barna.
Alternativat e para në listën e rimbursimit të ilaçeve mungojnë duke i detyruar pacientët të marrin alternativën e dytë dhe të tretë në listë. Për këtë ata duhet të paguajnë, ndërkohë që u takojnë ilaçet falas….
Farmacive të Tiranës, shteti ka 2 muaj që nuk u kthen paratë e rimbursimit me pretekstin se po bëhen verifikimet duke shkaktuar një ngërç në furnizimin me barna sepse bëhet fjalë për miliona lekë për çdo farmaci.
Në kontratat e rimbursimit është e shënuar që “nëse u vonohen lekët farmacive duhet t’u jepet përqindje nga shteti….’. Por si çdo detyrim tjetër i shtetit, jam e sigurt që as ky s’do zbatohet…
Dhe meqënëse Rama ceku shëndetësinë……
Pse nuk kishte një përgjigje për mjekun, që ra pre e dhunës pikërisht për shkak të mungesës jetike të ilaçeve dhe mjeteve mjekësore në spitale??
Pse nuk kishte një përgjigje për shërbimin e Dializës dhe të Onkologjikut, ku mungojnë barnat më të nevojshme?

Rama premtoi shëndetësi falas…por vetëm për të nuk flet dot as në fb e as në twitter…sepse ai mashtroi!!!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY